Ausilio takohet në Londër me bordin e Chelsea

Futboll

Ausilio takohet në Londër me bordin e Chelsea

Më: 14 qershor 2023 Në ora: 19:21
Lukaku e Onana

Merkatoja e verës duket të ketë nisur shumë e zjarrtë me ekipet që nuk po humbin asnjë mundësi për të nënshkruar me lojtarë cilësore e me eksperiencë për ekipet e tyre, në kuadër të sezonit të ardhshëm.

Për këtë arsye, Drejtori i Inter, Piero Ausilio ndodhet aktualisht në Londër, ku do të takohet me drejtuesit e Chelsea fillimisht në lildhje me të ardhmen e “bomberit” belg, Romelu Lukaku e më pas për të ardhmen e 5 lojtarëve të tjerë.

“Zikaltërit” e Inter kërkojnë të bëjnë goxha “pazar” te Chelsea, me Kalidou Koulibaly, Ruben Loftus-Cheek e Trevor Chalobah, që janë në radarët e italinëve.

Në krahun tjetër, Chelsea kërkon 2 lojtarë “zikaltër”, me anësorin e krahut të djathtë, Denzel Dumfries e “gardianin” kamerunas, Andre Onana, që janë në listën e “të preferuarve” të teknikut Pochettino.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat