Steijn: Dua të fitoj kampionatin dhe të kthehem në majat e futbollit evropian

Futboll

Steijn: Dua të fitoj kampionatin dhe të kthehem në majat e futbollit evropian

Më: 14 qershor 2023 Në ora: 19:23
Steijn

Pas largimit të teknikut John Heitinga nga stoli i “gjigandëve” holandezë të Ajax, këta të fundit kanë prezantuar ditën e sotme, teknikun e ri, që do të jetë 49-vjeçari “tulipan” Maurice Steijn,

Steijn mori drejtimin e skuadrës nga Amsterdami, pas një sezoni perfekt të zhvilluar me skuadrën e Sparta Roterdam, ku arriti ti çonte këta të fundit shumë afër sigurimit të një vendi në kualifikueset e Conference League, për sezonin e ardhshëm.

Në përfundim të prezantimit të tij gjatë një konference për shtyp të zhvilluar ditën e sotme nga klubit, Steijn tha se nuk e priste një “aventurë” të këtillë dhe theksoi se dëshirojnë të rikthejë skuadrën e Ajax në majat e futbollit holandez e atij evropian.

“Nuk e prisja të më thërrisnin për detyrën. Para disa javësh ishin kontaktet e para, vetëm gruaja dhe fëmijët e dinin, askush tjetër.

Kam pasur disa biseda me Mislintat, Van der Sar dhe Huntelaar. Dua të synoj maksimumin me Ajax, dua të fitoj kampionatin dhe të kthehem në majat e futbollit evropian”,- u shpreh Steijn, në fjalën e tij të parë si tekniku i Ajax..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat