Rivera largohet nga Llapi

Futboll

Rivera largohet nga Llapi

Më: 14 qershor 2023 Në ora: 19:39
Rivera

Llapi ka mbetur pa njërin nga futbollistët më të rëndësishëm të tyre në dy vitet e fundit.

Mesfushori meksikan Francisco Rivera është larguar nga Llapi dhe karrierën do ta vazhdoj në kontinentin e Azisë.

Kontrata e Riveras ka skaduar me Llapin dhe lojtari do të luaj te skuadra nga liga e dytë e Azisë, Madura United.

28-vjeçari këtë edicion ishte më i miri te podujevasit, ku në 41 ndeshje zyrtare në të gjitha garat realizoi nëntë gola dhe asistoi në katër të tjerë.

Rivera është larguar nga Kosova pas përfundimit të sezonit, derisa prezantimi në klubin e ri pritet ditëve në vijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat