Rrustemi nuk do ta udhëheq Bashkimin

Futboll

Rrustemi nuk do ta udhëheq Bashkimin

Më: 14 qershor 2023 Në ora: 23:06
Muamer Rrustemi

Muamer Rrustemi nuk do ta udhëheq Bashkimin në sezonin e ri të Ligës së dytë.

Klubi kumanovarë me këtë rast falënderon”Melën” për kontributin e dhënë, i cili e drejtoi Bashkimin drejt titullit kampion në Ligën e Tretë-Veri dhe inkuadrimin në Ligën e Dytë të RMV-së.

"Muamer Rustemi-Mela , njëri ndër arkitektët me meritor për BASHKIMIN KAMPION!

Kryesia e klubit falënnderon nga zemra për suksesin e arritur, për mundin dhe për emocionet e pafund që arriti ti përçojë tek tifozeria jonë!

Me mjeshtri dhe një filozofi sportive të pashoqtë, Mela arriti që të krijoj një ekip kampion dhe të fortë për çdo kundërshtarë, për çka flasin rezultatet në fund të kampionatit.

Megjithatë, mendojmë se ekipit i nevojitet një force e re, një energji e re për të shtyrë ekipin përpara në sfidat e reja që na presin!

Prandaj, nga sot, rrugët tona ndahen, duke shpresuar për bashkëpunim në një të ardhme të afërt", njofton KF Bashkimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat