Bonucci: Duhet të luajmë si në Europian

Futboll

Bonucci: Duhet të luajmë si në Europian

Më: 15 qershor 2023 Në ora: 11:35
Bonucci

Mbrëmjen e së enjtes, Italia përballet me Spanjën në një ndeshje të vlefshme për gjysmëfinalet e Nations League.

Axurrët kërkojnë ta fitojnë këtë turne teksa edhe në edicionin e shkuar të këtij kompeticioni ishin mes katër kombëtareve më të mira, por pa mundur të preknin suksesin.

Këtë herë, italianët duan ta shkruajnë ndryshe dhe në favorin e tyre historinë pavarësisht se përballë është një kundërshtari si Spanja. Mbrojtësi Leonardo Bonucci e vlerësoi jashtë mase kundërshtarin, por theksoi se nëse skuadra e tij luan si në Europian, atëherë mund të fitojë edhe këtë turne.

“Fitoret nuk të bëjnë kurrë keq dhe objektivi jonë është pikërisht fitorja, pasi kështu mund të shkojmë në finale.

Luajmë kundër një ekipi të madh si Spanja, por jam i bindur se nëse në fushë shfaqim grintën e treguar gjatë Europianit të fundit, mund të fitojmë ndaj tyre, pse jo edhe këtë trofe”, u shpreh Bonuçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat