Uruguai bind në miqësore!

Futboll

Uruguai bind në miqësore!

Më: 15 qershor 2023 Në ora: 13:34
Bielsa

Uruguai bind në miqësore

Debutim perfekt për Bielsën, Uruguai bind në miqësore!

Aventura e Marcelo Bielsës në stolin e Uruguajit ka nisur në mënyrë perfekte, pasi skuadra amerikano-latine ka triumfuar me rezultatin 4-1 në miqësoren ndaj Nikaragua.

Tekniku argjentinas, i cili firmosi me Uruguajin vetëm pak javë më parë, debutoi pikërisht ndaj Nikaraguas, duke marrë përgjigjet më të mira nga futbollistët e grumbulluar.

Ndonëse mungonin shumë emra të mëdhenj, përfshi edhe Valverde, Nunez e Araujo, skuadra e Uruguajit funksionoi mjaft mirë, duke shënuar dy herë me Zalazar, një herë me Arezon dhe një herë me Rodriguez, ndërsa miqtë shënuan golin e nderit me Coronel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat