Kaq tifozë romun pritet të jenë nesër në “Fadil Vokrri”

Futboll

Kaq tifozë romun pritet të jenë nesër në “Fadil Vokrri”

Më: 15 qershor 2023 Në ora: 13:43
Foto ilustrim

Kosova do të ballafaqohet nesër me Rumaninë në një sfidë vendimtare sa i përket rrugës drejt kualifikimit për në Kampionatin Evropian Euro 2024.

Në stadiumin “Fadil Vokrri” të përzgjedhur e Alain Giresses do të luajnë vetëm për fitore, derisa do ta kenë mbështetjen e madhe të tifozëve pasi mësohet se tashmë janë shitur të gjitha biletat që ishin ne dispozicion nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Por, në tribuna do të ketë edhe tifoz romun.

 Gazeta romune “GSP” raporton se një numër prej rreth 100 tifozëve do të udhëtojnë në Prishtinë për ta mbështetur skuadrën e tyre

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat