Oferta e çmendur për Moratan

Futboll

Oferta e çmendur për Moratan

Më: 15 qershor 2023 Në ora: 17:36
Morata

Arabia Saudite nuk ka ndërmend të ndalet. Cristiano Ronaldo hapi një rrugë që ndoqi Benzema dhe që askush nuk e di se sa larg do të shkojë.

Për momentin, janë disa futbollistë të nivelit të lartë që kanë marrë një oferta shumë tunduese… që shumë po i studiojnë në detaje. Një prej tyre është Alvaro Morata, sipas Marca-s.

Sulmuesi i Atletico Madrid u tundua javë më parë nga Al-Taawon me një propozim prej 50 milionë eurosh në vit! Një ofertë që është ende në tavolinën e tij, edhe pse dëshira fillestare e Moratas është të qëndrojë në futbollin europian.

Natyrisht, shuma është shumë herë më e lartë në krahasim me atë që ai merr tek Atletico, që në mënyrë të pashmangshme do të thotë gjithashtu se ndërkombëtari spanjoll duhet të mendojë shumë për vendimin e tij.

Duhet të kihet parasysh se përtej asaj ekonomike, as familja e tij dhe as ai nuk e mirëpresin një ndryshim kaq rrënjësor në jetën e tyre të përditshme për katër fëmijët e tyre të vegjël.

Nuk është shumë tërheqëse as që Al-Taawon nuk është në një nga dy qytetet e mëdha të vendit, si Riad dhe Jeddah, por në Buraydah, kryeqyteti i rajonit të El Kasim, që nuk e bën atë vend idilik për të jetuar.

Gjithashtu, Morata nuk do të shkonte në një klub pretendetn, siç ka bërë Benzema duke shkuar te kampionët e Al-Ittihad (Jeddah) ose Cristiano duke nënshkruar për nënkampionët e Al Nassr (Riadi), por propozimi do të vinte nga vendi i pestë i kampionatit të kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat