Sulmuesi i Realit, në krye të Komitetit të FIFA-s kundër racizmit

Futboll

Sulmuesi i Realit, në krye të Komitetit të FIFA-s kundër racizmit

Më: 15 qershor 2023 Në ora: 18:52
Infantino e Junior

Vinicius Junior do të drejtojë një komitet të posaçëm të FIFA-s kundër racizmit, i cili do të përbëhet nga lojtarë që do të propozojnë dënime më të rrepta për sjelljet diskriminuese në futboll.

Këtë e zbuloi për Reuters, këtë të enjte, Gianni Infantino, president i FIFA-s.

“Nuk do të ketë më futboll me racizëm. Ndeshjet duhet të ndërpriten menjëherë kur të ndodhë.

Mjaft më!”, tha kreu më i lartë i futbollit pas takimit me Vinicius dhe ekipin brazilian, i cili luan kundër Guinesë në Barcelonë, të shtunën, si pjesë e një fushate kundër racizmit, të udhëhequr nga Shoqata Braziliane e Futbollit (CBF).

Lojtari i Realit të Madridit mori fyerje raciste në ndeshjen që luajti ndaj Valencias në stadiumin Mestalla.

“Kam kërkuar nga Vinicius të drejtojë këtë grup lojtarësh që do të paraqesin dënime më të rrepta kundër racizmit, të cilat më pas do të zbatohen nga të gjitha autoritetet e futbollit në botë.

Ne duhet të dëgjojmë lojtarët dhe çfarë kanë nevojë për të punuar në një mjedis më të sigurt. Ne e kemi marrë shumë seriozisht këtë punë”, tha Infantino.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat