Onana shkëlqeu që në sezonin e tij të parë me “zikaltërit”

Futboll

Onana shkëlqeu që në sezonin e tij të parë me “zikaltërit”

Më: 15 qershor 2023 Në ora: 19:28
Onana

“Shtatlarit” kamerunas i portës, Andre Onana shkëlqeu që në sezonin e tij të parë me “zikaltërit” e Interi.

Falë paraqitjeve të tij, tashmë është në fokusin e shumë klubeve evropiane në këtë merkato vere, që sa vjen bëhet më e nxehtë.

Për 27-vjeçarin fillimisht interesoheshin “blutë” e Chelsea e tashmë sipas raportimeve të presitgjiozes britanike “The Guardian”, në “garë” për kamerunasin ka hyrë dhe “djajtë e kuq” të Manchester United.

Në krahun tjetër, “zikaltërit” janë duke bërë gati “planin” për të gjetur zëvendësuesin e Onana, me bordin e Inter që është i “fiksuar” pas spanjollit të Brentford, David Raya, me 27-vjeçarin që ka zhvilluar këtë sezon 39 paraqitjet për “grerëzat”, duke mbajtur të paprekur rrjetën e të tijve në plot 12 raste..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat