Spurs në garë me Newcastle për talentin anglez

Futboll

Spurs në garë me Newcastle për talentin anglez

Më: 15 qershor 2023 Në ora: 23:49
Connor Gallagher

Spurs në garë me Newcastle për talentin anglez!

Me emërimin e teknikut australian, Ange Postecoglu në krye të pankinës së Tottenham shumë ndryshime pritet t’i bëhen oragnikës së Spurs, me mesfushën që pritet të jetë reparti me më shumë përforcime.

Sipas raportimeve më të fundit nga mediat britanike, “londinezët” e Spurs kërkojnë të afrojnë mesfushorin e “bluve” të Chelsea, Connor Gallagher, i cili shihet si një talent i madh i mesfushës në Premier League.

Për 23-vjeçarin interesom kanë shfaqur gjithashtu dhe “bardhezinjtë” e Newcastle, me teknikun Eddie Howe që e pëlqen shumë talentin e mesfushës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat