Fitorja opsion i vetëm për Kosovën

Futboll

Fitorja opsion i vetëm për Kosovën

Më: 16 qershor 2023 Në ora: 11:48
Kosova

Kombëtarja e Kosovës në futboll, sonte përballet me Rumaninë, ndeshje kjo që do të luhet në ‘Fadil Vokrri’, në kuadër të kualifikueseve për EURO 2024.

‘Dardanët’ ka disa ditë që janë duke u përgatitur për duelin me rumunët, ndeshje kjo tejet e rëndësishme për Kombëtaren tonë në rrugëtimin drejt kualifikimeve për Evropianin ‘Gjermania 2024’.

Kombëtarja jonë mbrëmë ka zhvilluar stërvitjen e fundit para ballafaqimit me rumunët.

Kosova nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Elbasan Rashanit, i cili dje u largua nga grumbullimi për shkak të një lëndimi.

Atmosfera në taborin e skuadrës sonë, është tejet e mirë dhe optimist për fitore që është opsioni i vetëm i ‘Dardanëve’, sepse çdo rezultat tjetër do të zbehet në masë të madhe gjasat e Kombëtares sonë për kualifikim në EURO 2024.

Përzgjedhësi i Kombëtares sonë, Alain Giresse, është shprehur optimist se të besuarit e tij do të kenë paraqitje të mirë përball Rumanisë.

Ai e pranon se Rumania është skuadër e fortë, por Giresse është i bindur se të besuarit e tij, sonte do të kenë paraqitje të mirë.

“Rumania është skuadër e mirë, kanë lojtarë individualë që e bëjnë ndryshimin, por s’do përmendi emra. Jam duke bërë më të mirën që skuadra të jetë gati për ndeshje”, tha Giresse.

Kujtojmë së Kosova në duel me rumunët vjen pas dy barazimeve kundër Izraelit dhe Andorrës.

Ndeshja Kosovë-Rumani, fillon në orën 20:45.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat