United dëshiron Theo Hernandez

Futboll

United dëshiron Theo Hernandez

Më: 16 qershor 2023 Në ora: 14:54
Hernandez

Në pritje të kalimit në duart e Katarit, Manchester United është gati për një merkato faraonike për të kapërcyer hendekun me kushërinjtë e Cityt, fituesit e freskët të tripletës.

United ka vënë në shënjestër Theo Hernandez, një nga pikat më të forta të Milanit. Nëse sondazhet konkretizohen në ofertë zyrtare, klubit anglez do t’i duhet të paktën 60 milionë euro për të nisur ankandin.

Në vitin 2019, Milan shpenzoi 20 milionë euro për ta sjellë në Serie A mbrojtësin francez nga Real Madrid.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Milan i trëmbet një oferte të lartë nga “Djajtë e Kuq” të Manchesterit, edhe pse për italianët ai është i pashitshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat