Kosovë - Rumani, flet Krasniqi

Futboll

Kosovë - Rumani, flet Krasniqi

Nga: K. Goca Më: 16 qershor 2023 Në ora: 16:07
Ermal Krasniqi

Ermal Krasniqi, reprezentuesi i Kosovës, ka folur para duelit mes Kosovës dhe Rumanisë. 

Futbollisti 24-vjeçar i CFR Cluj ka thënë se ka qenë një ndjenjë e veçantë dhe se është i lumtur që sheh kolegët rumunë në Kosovë.

Krasniqi nuk e di nëse do të luajë apo jo kundër Rumanisë, por siguroi se do të japë gjithçka nëse do të marrë disa minuta.

“Sigurisht, jam shumë i lumtur që përfaqësoj vendin tim. Na pret një ndeshje shumë e rëndësishme!

Është një ndjenjë e veçantë, do të bëj gjithçka që Kosova të fitojë. U gëzova që i pashë.

Jam i sigurt që ndihen mirë këtu, janë të mirëpritur.

Për këto dy ndeshje më ftoi përzgjedhësi.

Nëse do të luaj apo jo, është vendimi i trajnerit. Dhe nëse kam disa minuta, do të jap gjithçka!

Përzgjedhësi e ka analizuar shumë mirë Rumaninë, nuk kam folur shumë me të. Përzgjedhësi ynë e ka të përgatitur taktikën për Rumaninë”, ka thënë Krasniqi, për ,mediumin rumun “as.ro”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat