Pas Brightonit, edhe Aston Villa pas Sanchos

Futboll

Pas Brightonit, edhe Aston Villa pas Sanchos

Më: 16 qershor 2023 Në ora: 21:05
Jadon Sancho

Aston Villa është një tjetër klub i njohur anglez që është futur në gare për anësorin e Manchester Unitedit, Jadon Sancho.

‘Djajtë e Kuq’ sipas medieve britanike, po mendojnë ta shesin reprezentuesin anglez për çmimin rreth 50 milionë funte.

Brighton është i interesuar për Sancho-n, por siç raportohet, tashmë në garë për lojtarin është futur edhe Aston Villa.

Menaxheri i Villa, Unai Emery beson se ai mund të ndihmojë në rigjetjen e formës së Sanchos, madje, thuhet se strategu spanjoll është i etur të punojë më të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat