Chelsea i propozon Interit shkëmbimin Lukaku-Barella

Futboll

Chelsea i propozon Interit shkëmbimin Lukaku-Barella

Më: 17 qershor 2023 Në ora: 17:52
Interi

E ardhmja e Romelu Lukakut mbetet ende në dilemë duke mos e ditur nëse do të mbetet tek Interi.

Dëshira e këtyre të fundit është që ta mbajnë në Milano sulmuesin belg, por çdo gjë varet nga përgjigja e Chelsea.

Për të zgjidhur këtë çështje, “blutë e Londrës” i kanë propozuar Interit një ide. Sipas “Corriere dello Sport”, Chelsea i ka kërkuar zikaltërve të përfshijë Nicolo Barella në një marrëveshje shkëmbimi me Lukakun.

Megjithatë, Interi nuk dëshiron të ndahet me mesfushorin italian.

Takimi i parë mes dy klubeve u zhvillua në Londër këtë javë, por ende nuk është arritur një marrëveshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat