Ish-mbrojtësi i Kombëtares drejt rikthimit në Superiore

Futboll

Ish-mbrojtësi i Kombëtares drejt rikthimit në Superiore

Më: 17 qershor 2023 Në ora: 20:04
Besir Demiri

Besir Demiri nuk është më pjesë e Shkupit dhe ditën e sotme ka qenë klubi kryeqytetas që ka njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit.

Ish-mbrojtësi i Kukësit dhe Dinamos në Superiore, u rikthye te Shkupi në fillim të sezonit të shkuar, duke arritur të kualifikohet në Kupat e Europës.

Megjithatë, pas një viti aventurë, ai tashmë ka dalë si lojtar i lirë. Besir Demiri mund të rikthehet në Superiore duke qenë se emri i tij lakohet dhe pëlqehet nga Dinamo, duke qenë se e njeh ambientin pavarësisht se sezonin që ai ishte pjesë, “nëndetësja” ra nga Kategoria.

"Pas një viti rikthim të FC Shkupi, është mbyllur bashkëpunimi me futbollistin defensiv, Besir Demiri. Shkupi dhe Demiri me marrëveshje të dyanshme janë dakorduar që të mbyllin marrëveshjen.

Kujtojmë se Demiri të Shkupi erdhi në korrikun e vitit të kaluar, ndërsa në sezonin që lamë pas ai kishte njëmbëdhjetë paraqitje, duke regjistruar një gol.

Falënderojmë Besir Demirin për kontributin e dhënë me fanellën e FC Shkupi, duke i uruar suksese në karrierë”, shkruan klubi i Shkupit", njofton FC Shkupi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat