Shqipëria bindëse, e hodhi në ‘nokaut’ kundërshtarin

Futboll

Shqipëria bindëse, e hodhi në ‘nokaut’ kundërshtarin

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 17 qershor 2023 Në ora: 20:26 Përditësuar në ora: 22:34 më 17.06.2023
Pamje nga ndeshja

Super Shqipëria

Shqipëria ka gjunjëzuar me rezultat 2:0 Moldavinë, në takimin e xhiros së tretë të Grupit E të kualifikueseve për Kampionatin Evropian.

Shqipëria ka qenë bindshëm më e mirë se sa rivalit dhe ka kënaqur edhe rreth 22 mijë shikues në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. 

Shqipëria - Moldavia 2:0

Stadiumi "Air Albania" në Tiranë.
Shikues: 22.000.
Gjyqtar: D. Higler (Holanda).

Shënues; Asani (52'), Bajrami 76').

Kartona të verdhë: MItaj - Motpan, Baboglo.

Shqipëria: Berisha, Mitaj, Gjimshiti, Ismajli, Hysaj, N.Bajrami (Muçi 88'), Ramadani, Bare (Asllani 67'), Uzuni (Seferi 87'), Asani (Mehmeti 67'), Cikalleshi

Moldavia: Railean, Posmaç, Mudraç, Kraçiun, Reabçiuk, Baboglo (Platica 73'), Revenço (Cojocari 73'), Rata, Motpan (Stina 55'), Damaskan (Cojocaru 56'), Nikolaesku (Postolachi 65').

Në stadium janë shfaqur postera të komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari.

Shqipëria bindëse, e hodhi në ‘nokaut’ kundërshtarin, duke i shkaktuar humbjen  e parë pas dy barazimeve rresht. 

Në minutën e 21-të, Moldavia me fat, tërthorësja e shpëton. 

Sokol Cikalleshi godet nga rreth 20 metra por tërthorësja ia mohon golin.

Në pjesën e dytë, kuqezinjtë treguan tjetër fytyrë të lojës, përveç që sulmuan vazhdimisht shënuan edhe dy gola.

Futbollisti Jasir Asani me vetëmohim të pashoq nga rreth 16 metra, në pozitë si anash ka shënuar eurogol, në këndin e epërm të djathtë të Moldavisë,1:0 pikërisht në minutën e 52-të.

Nedim Bajrami në minutën e 76-të, nga rreth 14-15 mera me goditje të fortë e në këndin e poshtëm të djathtë, 2:0. 

Shqipëria renditet në vend të tretë me 3 pikë dhe ka një ndeshje e 4 pikë me pak se lideri Republika e Çekisë, ndërsa Moldavia është në të pestin me 2 sosh.

Asani shënon gol të bukur

(E plotësuar) - 90' Pesë minuta shtesë.

84' Moldavia po orvatet.

80' Shqipëria po shkon drejt trepikëshit.

76' Nedim Bajrami thellon epërsinë në 2:0. Ai nga rreth 14-15 mera me goditje të fortë e në këndin e poshtëm të djathtë, 2:0. 

75' Kuqezinjtë dojnë edhe tjetrin gol sepse ky rezultat nuk garanton asgjë deri në fund.

Shqipëria - Moldavia 2:0

Stadiumi "Air Albania" në Tiranë.
Shikues: 22.000.
Gjyqtar: D. Higler (Holanda).

Shënues; Asani (52'), Bajrami 76').

Kartona të verdhë: MItaj - Motpan, Baboglo.

Shqipëria: Berisha, Mitaj, Gjimshiti, Ismajli, Hysaj, N.Bajrami (Muçi 88'), Ramadani, Bare (Asllani 67'), Uzuni (Seferi 87'), Asani (Mehmeti 67'), Cikalleshi

Moldavia: Railean, Posmaç, Mudraç, Kraçiun, Reabçiuk, Baboglo (Platica 73'), Revenço (Cojocari 73'), Rata, Motpan (Stina 55'), Damaskan (Cojocaru 56'), Nikolaesku (Postolachi 65').

72' Shqipëria luan me kujdes.

68' Lojë e mirë nga shqiptarët.

64' Djelmoshat kuqezi po e menaxhojnë lojën me sukses, duan edhe goln tjetër.

61' Kuqezinjtë kërkojnë golin e radhës.

58' Shqipëria po shkon drejt fitores së parë.55' Atmosferë e zjarrtë në Tiranë.

52' Futbollisti Jasir Asani me vetëmohim të pashoq nga rreth 16 metra, në pozitë si anash ka shënuar eurogol, në këndin e epërm të djathtë të Moldavisë,1.0. 

Fillon pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë pa gola.

45' Edhe më tej pa gola.

41'  Nedim Bajrami godet nga gjuajtja e lirë rreth 25 metra por jashtë shtyllës së majtë.36' Kuqezinjtë sullmojnë me ngulm ppër të arritur epërsinë.

33' Shqipria agresive por pa finalizim.

30' Shqipëria po e kërkon golin.

27' Moldavia është në presion.

24' Shqipëria shumë më e mirë.21' Moldavia me fat, tërthorësja e shpëton. Sokol Cikalleshi godet nga rreth 20 metra por tërthorsja ia mohon golin.

17' Moldavia po mbvrohet me sukses,

15' Kuqezinjtë po sulmojnë por nuk ka ndonjë rast konkret deri me tash.

13' Lojë me ritëm e Shqipërisë.

9' Shqipëria po dominon.6' Shqipëria më energjike.

3' Ndeshje e baraspshuar.

1' Fillon ndeshja.

Gjithçka gati.

Shqipëria ka zhvilluar vetë një lojë deri me tash dhe ka pësuar humbje ndërsa Moldavia ka dy barazime rresht në Grupin E të kualifikueseve për Kampionatin Evropian.

Shqipëria vetëm për fitore

Shqipëria luan në shtëpi një ndeshje shumë të rëndësishme ndaj Moldavisë.

Kuqezinjtë janë në kërkim të 3 pikëve për të mbajtur gjallë ëndrrën për një kualifikim në Euro 24 dhe, të paktën në letër, objektivi nuk duhet të jetë i vështirë për t’u arritur.

Ndeshja që do të zhvillohet mbrëmjen e sotme në Air Albania do të jetë edhe ajo e debutimit të trajnerit Sylvinho në Shqipëri.

Për sa i takon zgjedhjeve të bëra nga trajneri, ai ka vendosur t’ia besojë portën Etrit Berishës, ndërkohë që një fanellë titullari ka marrë edhe Mario Mitaj në krahun e majtë të mbrojtjes.

Sulmi i është besuar Cikalleshit, që do të ndihmohet në krahë nga Uzuni dhe Jasir Asani. Ndërkohë në mbrojtje ia ka dalë Gjimshiti që ka qenë në dyshim për shkak të një shqetësimi.

Formacionet zyrtare

SHQIPËRIA: Berisha, Mitaj, Gjimshiti, Ismajli, Hysaj, N.Bajrami, Ramadani, Bare, Uzuni, Asani, Cikalleshi

Trajner: Sylvinho.

MOLDAVIA: Railean, Posmaç, Mudraç, Kraçiun, Reabçiuk, baboglo, Revenço, Rata, Motpa, Damaskan, Nikolaesku.

Publikohen formacioni zyrtar i Shqipërisë kundër Moldavisë

Shqipëria përballet me Moldavinë në “Air Albania”, në ndeshjen e dytë të grupit eliminator të Euro 2024-ës.

Kuqezinjtë e Sylvinhos e nisën fushatën eliminatore me humbje në Poloni dhe do të kërkojnë fitoren e parë, për të nisur rrugëtimin drejt kualifikimin në Europianin e Gjermanisë.

Trajneri kuqezi ka ndarë mendjen për formacionin që do të hedhë në fushë nga minuta e parë.

Braziliani ka preferuar skemën 4-2-3-1, me Bajramin, Uzunin e Asanin në mbështetje të Cikalleshit…

Silvinjo befason me zgjedhjet

Shqipëria luan në shtëpi një ndeshje shumë të rëndësishme ndaj Moldavisë. Në “Air Albania” kuqezinjtë do të synoj në fitoren për të qenë në garë për një biletë që të çon në Europian, e duke parë kundërshtarin, fitorja për skuadrën tonë është një detyrim.

Silvinjo debuton në shtëpi në një ndeshje të lehtë në letër, por shumë të rëndësishme për objektivat e skuadrës sonë. Sa i përket formacioneve, Silvinjo i ka besuar portën Etrit Berishës, ndërkohë që një fanellë titullari ka marrë edhe Mario Mitaj në krahun e majtë të mbrojtjes.

Sulmi i është besuar Cikalleshit, që do të ndihmohet në krahë nga Uzuni dhe Jasir Asani. Ndërkohë në mbrojtje ia ka dalë Gjimshiti që ka qenë në dyshim për shkak të një shqetësimi.

SHQIPËRIA: Berisha, Mitaj, Gjimshiti, Ismajli, Hysaj, N.Bajrami, Ramadani, Bare, Uzuni, Asani, Cikalleshi
Trajner. Silvinjo

MOLDAVIA: Railean, Posmaç, Mudraç, Kraçiun, Reabçiuk, baboglo, Revenço, Rata, Motpa, Damaskan, Nikolaesku
Trajner. Sergei Kleshçenko.

Shqipëria synon fitoren e parë në Grupin E

Shqipëria synon fitoren e parë në Grupin E të kualifikueseve për Kampionatin Evropian.

Kuqezinjtë janë favorit në duel me Moldavinë, në takimin që luhet sonte në orën 20.45 në stadiumin “Air Albania”. 

Siç bëhet e ditur, pritet mbi 20 mijë shikues të janë në stadiumin në Tiranë. 

Shqipëria - Moldavia 

Shqipëria: Berisha, Mitaj, Gjimshiti, Ismajli, Hysaj, N.Bajrami, Ramadani, Bare, Uzuni, Asani, Cikalleshi

Moldavia: Railean, Posmaç, Mudraç, Kraçiun, Reabçiuk, baboglo, Revenço, Rata, Motpa, Damaskan, Nikolaesku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat