Familja e Silvinjos vjen për herë të parë në Shqipëri

Futboll

Familja e Silvinjos vjen për herë të parë në Shqipëri

Më: 17 qershor 2023 Në ora: 20:40
Familja e Silvinjos vjen për herë të parë në Shqipëri

Shqipëria do të përballet me Moldavinë në ndeshjen e vlefshme pë kualifikueset e “Euro 2024”.

Interesimi i tifozëve ka qenë i jashtëzakonshëm teksa kanë “avulluar” të gjithë biletat.

Por në stadium do të ketë tifozë të veçantë, ata janë familjarët e Silvinjos. Familja e tij vjen për herë të parë në Tiranë.

Vihet re gruaja dhe vajza e tij Tati Mendes e cila mban veshur fanellën e portierit të Kombëtares.

Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, teksa ka postuar edhe foto gjatë mbërritjes në aeroport dhe në stadiumin “Air Albania”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat