Në pritje të ftesës nga Silvinjo

Futboll

Në pritje të ftesës nga Silvinjo

Më: 17 qershor 2023 Në ora: 20:50
Pamje nga një ndeshje

Sulmuesi 22-vjeçar, i Lokomotivës së Zagrebit, Indrit Tuci, pret një ftesë nga trajneri Silvinjo për të bërë debutimin me fanellën e Kombëtares A të Shqipërisë, teksa në të kaluarën ka qenë pjesë e Shpresave.

Tuci ditën e sotme u bë protagonist më një dopietë të realizuar në duelin miqësor të zhvilluar ndaj Domzales.  

Sulmuesi shqiptar tundi rrjetën në minutat 16 dhe 41 pas asisteve të Kanizajt.

Në këtë sezon që sapo u mbyll, Tuci u aktivizua 30 ndeshje me fanellën e Lokomotivës së Zagrebit, ku arriti të shënonte 6 gola si dhe regjistroi 5 asiste.

Ndërkohë për sa i përket Kombëtares U-21, sulmuesi 22-vjeçar numëron 7 ndeshje zyrtare dhe 1 gol. .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat