Arrihet marrëveshja

Futboll

Arrihet marrëveshja

Më: 17 qershor 2023 Në ora: 21:34
Joselu Mato

Real Madridi ka siguruar shërbimet e Joselu Mato.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka raportuar se “Los Blancos” ka përfunduar marrëveshjen dhe se gjithçka tashmë është nënshkruar.

Joselu do të huazohet nga Espanyoli te Real Madridi deri në fund të sezonit të ardhshëm.

Ky huazim i 33-vjeçarit për një sezon do t’i kushtojë 500 mijë euro klubit nga kryeqyteti spanjoll.

Në marrëveshje thuhet se është përfshirë edhe opsioni i blerjes për 1.5 milionë euro.

Për këtë opsion Real Madridi do të mund të vendosë në verën e ardhshme, pasi që nuk është opsion i detyrueshëm.

Gjithashtu, reprezentuesi i Spanjës thuhet se do të ulë pagën për kalimin e tij në “Santiago Bernabeu”.

Kujtojmë se Joselu ka qenë pjesë e akademisë së klubit të Real Madridit, por që nuk kishte arritur të depërtonte në ekipin e parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat