Lajme të mira për Juventusin

Futboll

Lajme të mira për Juventusin

Më: 17 qershor 2023 Në ora: 21:46
Dejan Kulusevski

Totenhem ka firmosur zyrtarisht me Dejan Kulusevskin, duke blerë kartonin e tij nga Juventusi.

Paraditen e sotme u njoftua në media që është arritur akordi dhe vetëm pak minuta më parë, klubi londinez ka konfirmuar gjithçka.

Mesfushori suedez ka firmosur deri në vitin 2028 duke firmosur një kontratë 5 vjeçare. Ky operacion, i ka kushtuar Totenhemit 40 milionë euro në total, pasi 10 milionë kishin paguar për huazimin dhe 30 milionë për të ushtruar të drejtën e blerjes.

Për Juventusin, blerja e Kulusevskit është një lajm i mirë duke qenë se bardhezinjtë kishin kërkuar që të shitej. Nëse Totenhem nuk do ta blinte, me shumë gjasa e ardhmja e tij do të ishte në një tjetër skuadër duke qenë se bardhezinjtë e nxorën jashtë planeve për këtë sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat