Gjimshiti: Shqipëria tani ka entuziazëm

Futboll

Gjimshiti: Shqipëria tani ka entuziazëm

Më: 17 qershor 2023 Në ora: 23:11
Gjimshiti

Shqipëria fitoi me rezultatin 2-0 në Air Albania përballë Moldavisë në ndeshjen kualifikuese të Grupit E, teksa pas sfidës për “Kuqezi” foli Berat Gjimshiti, i cili theksoi se tashmë në kombëtare ka më shumë entuziazëm dhe besim.

“U bëre baba dhe tashmë vjen edhe fitorja me Shqipërinë- Jam i lumtur që bashkëshortja dhe vajza janë mirë.

E merituam fitoren duhej të ishim të duruar, u përballëm mirë dhe në fund e gjetëm golin.

Ndeshja e parë në drejtimin e Sylvinhos, çfarë ka ndryshuar?

U bë kohë që nuk kam qenë në kombëtare, kam gjetur një ekip me shumë besim. Lojtarë të rinj me shumë cilësi, lojtarët kishin besim me topin në këmbë dhe kjo u duk edhe në fushë.

Trajneri i jep shumë besim lojtarëve dhe kjo është diçka shumë e mirë.

Entuziazmi vjen edhe nga trajneri, por edhe lojtarët që flasim me njëri-tjetrin.

Duket që të gjithë e kemi dëshirën për të shkuar në Europian dhe duken cilësitë, kemi mundësi për të shkuar në Europian.

Pastaj flet fusha dhe aty duhet ta tregojmë besimin.

Mungove në Europianin e 2016-tës- Besoj se këtë radhë edhe unë e kam mundësinë të luaj në Europian”, u shpreh Gjimshiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat