Broja nuk do të përfshihet në bisedimet për kalimin e Caicedos te Chelsea

Futboll

Broja nuk do të përfshihet në bisedimet për kalimin e Caicedos te Chelsea

Më: 18 qershor 2023 Në ora: 11:13
Armando Broja

Chelsea po vazhdon bisedimet me Brightonin për transferimin e sulmuesit Moises Caicedo, për të cilin po kërkohen 120 milionë euro.

Për ta ulur këtë shifër, “Blutë” po negocipjne me Brightonin për disa emra që mund të përdoren si alternativa.

Në mesin e këtyre emrave, mediat angleze raportojnë se është edhe sulmuesi shqiptar Armando Broja që pëlqehet nga trajneri i Brightonit Da Zerbi, por që Chelsea nuk është i gatshëm të heq dorë nga shërbime e tij.

Gazetari Fabrizio Romano raporton se demi më tani Armando Broja nuk është diskutuar në bisedimet për Moisés Caicedo mes Chelseat dhe Brightonit.

Pochettino dëshiron të punojë me Brojën në përgatitjet parasezonale për të parë rendimentin e tij.

Broja ka qenë jashtë fushës që nga dhjetori pas dëmtimit më ligamenteve dhe e ardhmja e tij te Chelsea nuk është e sigurt pas investimeve që kjo skuadër pritet t’i bëjë në fazën ofanzive gjatë afatit kalimtar veror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat