Të hënën në mbrëmje (20.45) do të luhet ballafaqimi mes Zvicrës dhe Rumanisë, në kuadër të xhiros së katërt të kualifikueseve për Kampionatin Evropian.
Kapiteni Granit Xhaka kërkon fitoren e katërt rresht, veç do të bëjmë hapin e parë drejt kualifikimit.
“Një gjë është e qartë, një fitore kundër Rumanisë dhe do të kemi pesë pikë epërsi ndaj ndjekësit më të afërt”, tha Xhaka
Zvicra së fundit e ka mundur me rezultat 2:1 Andorrën vendase.