Telushi rinovon me Partizanin deri në 2024-ën

Futboll

Telushi rinovon me Partizanin deri në 2024-ën

Më: 18 qershor 2023 Në ora: 13:51
Pamje nga prezantimi

Partizani rinovon kontratën e Bruno Telushit deri në 2024-ën.

Kapiteni i “të kuqve” të kryeqytetit ka firmosur këtë të dielë kontratën e re me kampionët e Shqipërisë.

Në një postim në rrjetet sociale, Partizani bën me dije se Telushi do të vijojë bashkëpunimin me klubin e “Demave”.

Partizani me kënaqësi zyrtarizon vazhdimin e bashkëpunimit me Bruno Telushin.

Kapiteni ynë ka nënshkruar sot kontratën e re të vlefshme deri në 2024, me opsion rinovimi nga ana e klubit dhe për një tjetër vit. Partizani rikonfirmon të ardhmen e Bruno

Telushit pjesë e familjes së kuqe, me të cilën është shpallur dy herë kampion i Shqipërisë.”-shkruan Partizani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat