Zyrtare: Selmani nënshkruan kontratë katërvjeçare me Llapin

Futboll

Zyrtare: Selmani nënshkruan kontratë katërvjeçare me Llapin

Më: 19 qershor 2023 Në ora: 13:34
Avni Selmani dhe Tahir Batatina

Avni Selmani ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me Llapin.

Kështu ka njoftuar klubi i Llapit, me anë të një komunikate.

“Kemi kënaqësinë t’iu njoftojmë se mbrojtësi i djathtë talentuar, Avni Selmani i cili mban emrin e dëshmorit, në ditën e çlirimit të Podujevës ka nënshkruar kontratë 4-vjeçare me Llapin”.

“Në një ditë të rëndësishme të përkujtimit të heronjëve dhe dëshmorëve tanë, trajneri ynë Tahir Batatina nuk i harron ata që ishin me të në ditë të vështira e as në ditë të mira”.

“Nipi i dëshmorit që ia ka përtrir emrin e tij, Avni Selmani – NUSHI është futbollist me potencial të jashtëzakonshëm me karakter të lartë që nuk e njeh dorëzimin në fushën e lojës.

I shpallur kampion me kategorinë e tij U-19, ku ishte ndër më të mirët, Nushi tashmë kalon në ekipin senior dhe do vazhdoj të jap kontributin e tij për klubin e qytetit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat