Zanetti gëzon tifozët e Inter

Futboll

Zanetti gëzon tifozët e Inter

Më: 20 qershor 2023 Në ora: 09:43
Zëvendës kryetari i Inter, Javier Zanetti

Zëvendës kryetari i Inter, Javier Zanetti, ka konfirmuar se nuk ka bisedime me Chelsea për Lautaro Martinez, shkruajnë mediet italiane.

Nuk ka asgjë me klubet tjera për Lautaro, nuk ka negociata.

Mund të garantoj se Lautaro është shumë i lumtur tek Inter”, tha Zanetti.

Argjentinasi këtë sezon me Inter në të gjitha garat ka regjistruar 57 paraqitje duke shënuar 28 gola dhe 11 asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat