Partizani mund të “peshkojë” ish-skuadrën e trajnerit Zekic

Futboll

Partizani mund të “peshkojë” ish-skuadrën e trajnerit Zekic

Më: 20 qershor 2023 Në ora: 11:24
Foto ilustrim

Partizani, Ballkani dhe Struga do të njihen ditën e stome me skuadrat që do të përballen në raundin e parë të Champions League. Shorti do të startojë në orën 14:00 në Nion të Zvicrës, megjiathë skuadrat shqiptare janë njohur me kundërshtarët e mundshëm që do të kenë përballë.

Të tre skuadrat kampione shqiptare ndodhen në vazën e jo favoritëve dhe do të peshkojnë ekipe të fortë.

Përsa i përket Partizanit do të ketë përballë një mes  Sheriff Tiraspol (Moldavi), BATE Borisov (Bjelorusi), Astana (Kazakistan), Maccabi Haifa (Izrael) dhe Zrinjski Mostar (Bosnjë Herzegovinë).

Një shortë i vështirë për “Demat e Kuq” megjithatë jo i pamundur, teksa në kryeqytet pas një viti mund të vij sërish Zrinjski ekip që eliminoi vitin e kaluar Tiranën. Ndërsa Partizani mund të përballet edhe me ish-skuadrën e trajnerit Zoran Zekic, Sheriff Tiraspol.

Dy skuadrat e tjera shqiptare: Ballkani i Ilir Dajës si kampionë të Kosovës  dhe Struga e Shpëtim Duros si kampionë të Maqedonisë së Veriut, mund të kenë si rivalët të mundshëm këto skuadra:

FK Žalgiris Vilnius (Lituani), Shamrok Rovers FC (Irlandë), Ferencvaros (Hungari), The Nju Saints FC (Uells), PFC Ludogorets 1945 (Bullgari).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat