Çështja Mbappe

Futboll

Çështja Mbappe

Më: 20 qershor 2023 Në ora: 16:19
Mbappe

Siç raportohet nga Andres Onrubia, pikërisht gjatë ‘El Larguero’, në fakt Mbappe e ka marrë këtë vendim për të mos rinovuar kontratën e tij për shkak të disa premtimeve që nuk janë mbajtur nga PSG tashmë në korrik të 2022.

E para ka të bëjë me nënshkrimin e dështuar të Zinedine Zidane.

Ndërsa dy të tjerat i referohen dështimit për të blerë Tchouameni i transferuar te Real Madrid) dhe Lewandowski-n (i blerë nga Barcelona).

Ky vendim i Kylian Mbappe për të mos zgjatur kontratën deri në vitin 2025, në fakt i është komunikuar PSG-së që në 15 korrik 2022. Pikërisht për këto arsye, kampioni francez refuzoi të luante në javën e parë të Ligue 1 të këtij viti.

Për më tepër, pikërisht për shkak të këtij vendimi të lojtarit francez për të mos rinovuar, sërish siç raporton Andres Onrubia, edhe PSG do të ishte e gatshme të pranonte një ofertë nga Real Madrid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat