Kërkojnë shërbimet e yllit të Interit

Futboll

Kërkojnë shërbimet e yllit të Interit

Më: 20 qershor 2023 Në ora: 16:32
Federico Dimarco

Kërkojnë shërbimet e yllit të Interit!

Një lajm i bujshëm vjen nga Anglia, konkretisht nga “The Independent”, ku sipas tabloidit britanik, Manchester United dhe Real Madrid kanë kontaktuar Interin për informacione rreth kartonit të Federico Dimarco, lojtarin anësor zikaltër i cili këtë sezon ka qenë jashtëzakonisht i dalluar me paraqitjet e tij me fanellën e Interit, por edhe të kombëtares italiane.

Cilësitë e tij fantastike kanë tërhequr menjëherë vëmendjen e dy nga klubeve më të mëdha në botë, por drejtuesit zikaltër së bashku me Inzaghin janë në të njëjtin mendim, Dimarco është pjesë e projektit zikaltër.

Gjithashtu, Dimarco me shumë mundësi nuk ka ndërmend të transferohet në asnjë klub tjetër, pasi ai ka pohuar dhe konfirmuar vetë disa herë që është një tifoz i lindur i Interit dhe ka një dashuri të madhe për të. Madje, në Milano e cilësojnë edhe si Zanettin e ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat