Enis Sefa: Nuk ka asgjë më të bukur për mua se të shoh tribunat me tifozë

Futboll

Enis Sefa: Nuk ka asgjë më të bukur për mua se të shoh tribunat me tifozë

Më: 20 qershor 2023 Në ora: 16:38
Enis Sefa

Futbollisti Enis Sefa nuk ka ndërruar ambient, mbetet besnik i Ferizajt. Dëshira e tij është që tribuna të jetë përplot me tifozë dhe me synime që skuadrën të kthejnë në elitë e futbollit të Kosovës.  

Enis Sefa sot ka nënshkruar vazhdimin e kontratës me ne edhe për 2 vitet e ardhshme. 

Si klub jemi të lumtur që po vazhdojmë bashkëpunimin me lojtarët që kanë kaluar të gjitha grupmoshat në Shkollën e Futbollit FC Ferizaj.
Me rastin e nënshkrimit, Sefa është shprehur se: “Unë jam krenar që do të vazhdoj të përfaqësoj qytetin tim Ferizajn.

Nuk ka asgjë më të bukur për mua se të shoh tribunat mbushur me tifozë të vendosur dhe të pasionuar, duke na inkurajuar dhe mbështetur në çdo ndeshje.

Ju premtoj se do t'i jap gjithçka që kam në fushë dhe do të luftoj për çdo top, për çdo gol dhe për çdo fitore në emër të klubit tonë“, tha Enis Sefa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat