Saka: Trent më premtoi asist

Futboll

Saka: Trent më premtoi asist

Më: 20 qershor 2023 Në ora: 17:03
Bukayo Saka

Anglia nuk tregoi mëshirë në sfidën kualifikuese të Euro 2024 teksa mposhti në Old Trafford me rezultatin e thellë 7-0, Maqedoninë e Veriut.

Yjet e trajnerit Gareth Southgate ishin të papërmbajtshëm teksa një prej atyre që shkëlqeu më së shumti ishte Bukayo Saka.

Anësori realizoi një tregolësh, të parin me fanellën e “Tre Luanëve” ndërsa pas ndeshjes, sigurisht lojtari që aktivizohet me Arsenal ishte tejet i lumtur për paraqitjen e tij personale, por edhe për atë të skuadrës.

“Është një ndjesi të cilën nuk mund ta përshkruaj me fjalë. Jam shumë i lumtur, më pëlqeu më shumë goli i dytë sepse topi shkoi në trekëndësh. Ishte një paraqitje shumë e mirë, kam një bashkëpunim të mirë edhe me Rashford. Ishim të papërmbajtshëm nga krahët dhe e sulmonin në një mënyrë shumë të qartë kundërshtarin.

Pastaj Trent Alenxander-Arnold është një nga më të mirët, në pushim më tha se do të më asistonte dhe në fund unë shkova për ta falenderuar. Ka qenë një sezon i gjatë me të mirat dhe të këqijat e tij, por mendoj se nuk kishte një fund më të bukur se ky me Anglinë.

Jemi të lumtur për tifozët dhe mënyrën se si ata e mbështesin kombëtaren”, u shpreh Saka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat