Kodra: Terreni? Nuk ka ankesa! Ju tregoj sa tifozët do ketë

Futboll

Kodra: Terreni? Nuk ka ankesa! Ju tregoj sa tifozët do ketë

Më: 20 qershor 2023 Në ora: 20:08
Kodra

Në një lidhje direkte me emisonin “KUQ E ZI” në SuperSport 2, Fation Kodra, zëdhënësi për shtypin i FSHF-së dhe kombëtares shqiptare.

“Atmosfera? Sot, ndryshe nga dje, kushtet e motit janë më të mirë.

Nuk po bie shi, për fat të mirë. Temperatura është normale 10-12 gradë. Kushtet e fushës janë të mira, është një fushë ku tapeti është vendosur një vit më parë.

Komenti i lojtarëve për terrenin? Nuk është se ka pasur komente negative.

Terreni nuk është i keq, është një fushë sintetike e nivelit të mirë. Por nuk është ka lojtarë që preferojnë fushën me bar sintetik. Gjithsesi, të gjithë janë të përgatitur, ata e dinë se duhet të përshtaten me këtë terren. Nuk ka pasur ankesa.

Partizan, Bate nuk është ajo e para, ja si ka “rënë”! Të kuqtë shanse reale për kualifikim!

Nuk ka pasur festë pas ndeshjes me Moldavinë. Situata në dhomat e zhveshjes ishte krejtësisht normale. Ishin të gjithë të ndërgjegjshëm se ishte kryer detyra. Ajo ndeshje është harruar, fokusi është tek Ishujt Faroe. Nuk ka shenja euforie.

Trajneri ka punuar për ta mbajtur ekipin në një presion të mirë, presion pozitive. Menaxhimi pas fitores me Moldavinë, është shumë i mirë. Edhe përgatitja për takimin ndaj Ishujve Faroe.

Lënia në stol e Uzunit? Është një pyetje për trajnerin. Pas ndeshjes me Moldavonë kishte goxha lojtarë që e ndjenë lodhjen. E vuajtën disi pjesën fizike. Ndonjëri prej tyre ka pasur edhe lodhje apo shqetësime të vogla.

Trajneri është treguar i kujdesshëm për të menaxhuar forcat. Dhe ka vendosur të bëjë rotacion. Edhe Uzuni dhe Bare, të cilët kanë pasur shqetësime të vogla, janë gati të japin kontributin e tyre gjatë ndeshjes.

Tifozët? Stadiumi ka 6 mijë vende kapacitet. Nga shifrat zyrtare, mendohet se janë shitur deri tani 2600 bileta. Një shifër më e vogël se ndeshja Ishujt Faroe-Çeki (rreth 3 mijë). Tifozët shqiptarë janë rreth 60, të cilët do të jenë të pranishëm në këtë transfertë”, deklaroi Kodra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat