Mësohen kundërshtarët e radhës të Partizanit

Futboll

Mësohen kundërshtarët e radhës të Partizanit

Më: 21 qershor 2023 Në ora: 11:37
Logo e Conference League

Pas përcaktimit të kundërshtarëve të raundit të parë të kualifikueseve të UEFA Champions League, për “demat” e Partizanit, ditën e sotme në Nion të Zvicrës do të hidhet dhe shorti për turin e 2-të të kualifikueseve.

“Të kuqve” nuk i “buzëqeshi” aspak fakti, teksa përballë tyre kanë një kundërshtar të fortë e me shumë eksperiencë në arenën evropiane, si BATE Borisov, mirëpo në rast suksesi kampioënt e Abissnet Superiore do të vendosen në një faze favorite duke ia lehtësuar disi.

Shorti do të hidhet në orën 12:00, teksa UEFA ka bërë edhe ndarjen e vazove dhe rivalët e mundshëm që do të ketë në short. Në rast se Partizani eliminohet në turin e parë të Championsit, atëherë do të luajë në turin e dytë të Ligës së Konferencës.

Kundërshtarët e mundshëm të Partizanit:

Fituesi i ndeshjes 13: FC Astana (Kazakistan) / FC Dinamo Tbilisi (Gjeorgji)

Fituesi i ndeshjes 14: Hamrun Spartans FC (Maltë) / Makabi Haifa FC (Izrael)

Fituesi i ndeshjes 15: FC Urartu (Armeni) / HSK Zrinjski (Bosnje)

Aris Limassol FC (Qipro) 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat