UEFA synon të ndalojë abuzimet buxhetore

Futboll

UEFA synon të ndalojë abuzimet buxhetore

Më: 21 qershor 2023 Në ora: 13:53
Logo e UEFA

UEFA është gati të ndalojë shkëmbimet e lojtarëve me vlera të rregulluara për të balancuar buxhetet. Me fjalë të tjera, do të jetë e pamundur të shihen shkëmbime të tjera të stilit Pjanic-Arthur me një vlerësim 72 dhe 60 milionë euro, duke mos futur transaksionet në bilanc.

Ky është lajmi i madh që do të jetë në qendër të komitetit ekzekutiv të 28 qershorit, i kryesuar nga Gravina.

Lajmi është bërë i ditur nga gazeta franceze “L’Equipe”, e cila megjithatë saktëson se metoda që UEFA synon të miratojë për të parcaktuar se cili çmim i përgjigjet vlerës së një lojtari nuk është ende e qartë.

fuDuhet të krijohet një grup pune i dedikuar për këtë detyrë, duke marrë parasysh edhe dallimet midis tregjeve të ndryshme kombëtare në Europë.

Masa duhet të hyjë në fuqi në këtë merkato, por edhe kufizime të tjera në Fair-Play Financiar pritet të parandalojnë anashkalimin e saj, një temë për të cilën UEFA nuk ka qenë veçanërisht e angazhuar deri më tani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat