E do Arsenali

Futboll

E do Arsenali

Më: 21 qershor 2023 Në ora: 14:05
Havert

Me negociatat me skuadrën e West Ham, për transferimin e 24-vjeçarit, Declan Rice tashmë të mbetura në një “udhëkryq”, “topçinjtë” e Arsenal, tashmë po punojnë në maksimumin e tyre, për të mbyllur një tjetër transferim, atë të Kai Havertz nga “blutë” e Chelsea.

Sipas raportimeve më të fundit nga gazetari i mirënjohur i futbollit, Fabrizio Romano, “blutë” e Londrës kanë pranuar një ofertë prej 65 milionë paundësh, për kartonin e Havertz, me 24-vjeçarin, që e shihte veten jashtë skemave të teknikut Pochettino.

Tashmë e vetmja gjë çka pritet është zyrtarizimi i transferimit nga të dy klubet.

Përsa i përket kontratës së lojtarit, gjithçka është bërë gati që prej javës së kaluar dhe tashmë kanë mbetur vetëm vizitat mjekësore, si dhe nënshkrimi me klubin e ri..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat