Bale: Atje të kryqëzojnë

Futboll

Bale: Atje të kryqëzojnë

Më: 22 qershor 2023 Në ora: 12:14
Bale

Gareth Bale është tërhequr nga futbolli, por gjatë karrierës së tij mund të thuhet se ka fituar pothuajse gjithçka të mundshme.

Në një intervistë për “BT Sport”, uellsiani foli për aventurën e tij te Real Madridi: “Kur hyn në atë dhomë të zhveshjes, thjesht ndihesh si fitues. Është e qartë se të jesh i rrethuar nga lojtarë të mëdhenj ka një ndikim, por është e vështirë të shpjegohet. Fitorja është mentaliteti i atij klubi”.

Shumë njerëz gjithmonë kanë pyetur veten se çfarë ndodh kur madrilenët mposhten në një ndeshje. Bale u përpoq ta shpjegonte: “Në Madrid, nëse humbet, është sikur bota të ketë marrë fund.

Atje të kryqëzojnë, t’i shkon në shtëpi në depresion. Në finalen e Ligës së Kampionëve 2018, fola me lojtarët e Liverpool-it para ndeshjes, ishte e vështirë për t’i bërë të flinin, sepse ishin nervozë. Thjesht prisnin që ne të fitonim…”

Një koment edhe për kalimin e Messit në MLS: “Ka gjëra të tilla si udhëtimet e gjata dhe lagështia që mund të jenë të bezdisshme, por ai do t’i vlerësojë ato stadiume.

Për MLS është fantastike, gjithashtu edhe për SHBA. Me Kupën e Botës që vjen, mendoj se futbolli do të rritet shumë më tepër.

Është një ambient i relaksuar, nuk ka presion dhe nëse humbet, kalon në ndeshjen tjetër. Humbja pranohet shumë më mirë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat