Milan po mendon për transferimin e Romelu Lukaku

Futboll

Milan po mendon për transferimin e Romelu Lukaku

Më: 22 qershor 2023 Në ora: 14:17
Romelu Lukaku

Jo vetëm Davide Frattesi, por Milan do të dëshironte gjithashtu të futej në garë për Romelu Lukaku.

Me paratë nga shitja e mundshme e Tonalit te Newcastle për 80 milionë euro, kuqezinjtë do të hidheshin në sulm për sulmuesin belg, i cili edhe pse gjithmonë ka cilësuar si Interin ekipin e tij të zemrës.

Edhe pse Chelsea i pagoi interit 109 milionë euro për kartonin e tij, anglezët tashmë thuhet se janë të gatshëm ta lejojnë të largohet edhe për një shifër rreth 40-50 milionë euro, sipas “Gazzetta dello Sport”.

Të gjitha këto janë ende zëra dhe supozime, por gjithçka mund të ndodhë deri në fund të merkatos verore..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat