Milani do të dëgjojë ofertat edhe për Teo Hernandez

Futboll

Milani do të dëgjojë ofertat edhe për Teo Hernandez

Më: 22 qershor 2023 Në ora: 14:27
Teo Hernandez

Atletiko Madridi është i interesuar për yllin e Milanit, Teo Hernandez dhe “kuqezinjtë” janë gati të dëgjojnë ofertat për francezin, por duan 100 milionë euro.

Gjigantët e Serie A po finalizojnë shitjen e Tonalit te Njukaswll për më shumë se 70 milionë euro.

Anglezët ngritën ofertën e tyre të mërkurën, duke iu afruar çmimit të kërkuar prej 80 milionë eurosh të Milanit. Sipas mediumit “Sky Sport Italia”, Tonali mund të mos jetë i vetmi yll kuqezi që largohet nga “San Siro” këtë verë.

Në fakt, Teo Hernandez është shfaqur si një objektiv i skuadrës së La Ligës, Atletiko Madrid. “El Cholo” Simeone është një admirues i Teos, por ende asnjë ofertë zyrtare nuk është dorëzuar për “rossonerët”. “Los Colchoneros” thuhet se janë shumë të interesuar për Teo-n dhe mund të bëjnë ofertën e tyre në ditët në vijim. Megjithatë, Milani do të marrë në konsideratë vetëm ofertat mbi 80 milionë euro dhe do të synojë një shitje prej 100 milionë euro.

Teo iu bashkua Milanit nga Real Madridi në një marrëveshje prej 20 milionë euro në vitin 2019, duke u bërë një nga mbrojtësit e majtë më të mirë në botë. 25-vjeçari ka shënuar 24 gola në 167 paraqitje me “kuqezinjtë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat