Modelja e njohur i jep goditjen e rëndë Danit

Futboll

Modelja e njohur i jep goditjen e rëndë Danit

Më: 22 qershor 2023 Në ora: 22:26
Dani Alves e Joana Sanz

Joana Sanz ka reaguar ashpër pas intervistës që bashkëshorti i saj, Dani Alves, i ka dhënë gazetares se “La Vanguardias”, Mayka Navarro.

Gjashtë muaj pas hyrjes në burg, braziliani ka thyer heshtjen në një bisedë ku përveç se ka mbrojtur pafajësinë, ka kërkuar falje publike për faktin se ajo është ende gruaja e tij.

“E falënderoj për gjithçka që po bën për mua, roli i saj nuk është i lehtë.

E di që kanë qenë, janë dhe do të jenë ditë shumë të vështira për të.

Është gruaja me të cilën u martova tetë vjet më parë, me të cilën jam ende i martuar dhe me të cilin shpresoj të vazhdoj të jetoj gjithë jetën”, rrëfeu Alves, duke lënë të kuptohet se shpreson ende të pajtohet me Joana Sanz.

Alves u justifikua gjithashtu se kishte ndryshuar versionin e tij të ngjarjeve disa herë dhe kishte gënjyer para gjykatësit të çështjes për të penguar bashkëshorten e tij që të merrte vesh për “tradhtinë”.

“Kisha frikë se mos e humbja Joanën dhe për këtë arsye gënjeva. Luftova me dëshpërim për të shpëtuar martesën time nga tradhtia, pavarësisht pasojave që po paguaj”, shtoi braziliani.

Modelja nuk ka vonuar t’i përgjigjet deklaratave të bashkëshortit të saj, me të cilin u martua në vitin 2017 në ishullin spanjoll, Formentera.

Sipas gazetares Leticia Requejo, Joana është “shumë e befasuar.

Nuk pritej që ai të fliste hapur dhe të jepte kaq shumë shpjegime”, tha gazetarja e lartpërmendur.

“Kur e mora vesh, më ra sheqeri, nuk dua të pozicionohem në asgjë. Dani le të bëjë dhe të zhbëjë çfarë të dojë. Nuk dua të di asgjë për Danin”, mësohet se është shprehur Joana Sanz tek gazetarja Leticia Requejo, e cila sqaron se si e mori vesh modelja spanjolle intervistën e bashkëshortit të saj.

“Intervistën e mori vesh nga unë, edhe përmbajtjen.

E pashë të nervozuar në atë moment kur i thashë.

Ajo është në Meksikë, titujt e intervistës i arrijnë përmes avokatit të saj, por ka vendosur të mos i lexojë”, zbulon gazetarja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat