Çfarë thotë Duraku për Superligën e Kosovës, Kujtim Shalën, Luan Prekazin, për problemet e futbollit mitrovicas, Giressen, Prishtinën, Ballkanin?

Futboll

Çfarë thotë Duraku për Superligën e Kosovës, Kujtim Shalën, Luan Prekazin, për problemet e futbollit mitrovicas, Giressen, Prishtinën, Ballkanin?

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 23 qershor 2023 Në ora: 18:08
Fahredin Duraku

Futbolli i Kosovës ka batica dhe zbatica. 

Ish futbollisti i mirënjohur, Fahredin Duraku, aktualisht kryetrajner i ekipit Mitrovica (femrat), fituese e Kupës së Kosovës, ka folur në disa pikëpamje për futbollin e Kosovës.

E para, se si e sheh Superligën e Kosovës! 

Image

Fahredin Duraku

E dyta, çfarë po ngjan me futbollin mitrovicas dhe kush është fajtori?

E treta, a është koha që të kemi një selektor shqiptar dhe pse Giresse nuk ishte i duhuri për kombëtaren e Kosovës?

Po ashtu ka folur edhe për legjendën e futbollit Kujtim Shala, FC Ballkanin, për stadiumin në Gjilan  dhe pse FC Prishtina është dashur të jetë sot pothuajse si një Dinamo e Zagrebit.  
 
“Bota sot”: Si e sheh futbollin në përgjithësi në vitet e fundit në Superligën e Kosovës, ka rritje apo duhet më shumë punë?

Fahredin Duraku: Në qoftë se i shikojmë këto vitet e fundit, kemi disa klube të cilat me investime kanë ardhur të suksesi.

Po e marrë shembull Ballkanin i cili ka qenë shembull për klubet se si duhet një organizim në nivel të lartë dhe me suksesin në Conference League, të cilët ishin në grup shumë të fortë dhe sivjet është shpallur kampion, uroj që të vazhdojë me ato rezultate. 

Mirëpo klubet tjera pse nuk janë shembull, që të marrin shembull Ballkanin. 

Pa investime nuk ka futboll, do të thotë pa lojtarë të mirë nuk vijnë as të holla. 

Prapëseprapë nuk mund të them se futbolli i Kosovës ka shkuar shumë përpara sa u dashtë që të shkojë në vitet e fundit. 

Mendoj se federata do të mësojë shumë nga gabimet e saja dhe të investojë në infrastrukturë. 

Kemi dy stadiume, një në Prishtinë dhe një në Mitrovicë, pse mos të ketë çdo qytet nga një stadium siç është stadiumi ‘Fadil Vokrri’, që secili klub të luan në fushën e tyre. Të marrim shembull Ballkanin, që duhet të luajë në kryeqytet e pse mos të luajë në fushën e saj. 

Mirëpo, duhet ministria, shteti, klubet, përndryshe edhe komunat të investojnë dhe të kemi stadiume në çdo qytet.

Unë e marrë shembull gjithmonë Gjilanin me dy klube, derbi u dashtë sivjet që të luhet para 10 mijë shikuesve, fatkeqësisht po luhet në bari sintetik para 500 shikuesve, ku ai stadium ka filluar të ndërtohet para 4 viteve, ende asgjë nuk ka.

Ku është problemi nuk e di, më së miri e di MKRS, e di federata etj. 

Për atë arsye duhet që të japim shumë për infrastrukturë, që të jemi në nivelin e shteteve tjera të rajonit qoftë të Kroacisë, qoftë të Bosnjës, qoftë të Sllovenisë, që të jemi në nivelin e tyre, përndryshe ne kemi ngecur shumë prej rajonit, prej këtyre shteteve që kemi qenë në atëkohë në ish Jugosllavi.

“Bota sot”: Çfarë po ngjan me futbollin mitrovicas, kur dihet se Trepça është skuadër me renome, ndërsa sot është në ligën e parë e më shumë probleme, a mendoni se nuk po punohet si duhet apo janë njerëzit e gabueshëm që e drejtojnë futbollin?

Fahredin Duraku: Mund të them se është djep i futbollit, ka pas gjithmonë talente prej gjeneratave të mëhershme, prej Luan Prekazit e deri të Arbnor Muja që luan Antwerp-en, domethënë ka dalur nga Trepça ‘89. 

Është një zinxhirë i gabimeve apo deri të suksesi janë shumë gjëra që duhet me ardhur. 

E shoh një Mitrovicë e cila është lënë anash në çdo aspekt, e shohim situatën ekonomike assesi nuk është e mirë. 

Stadiumi ‘Adem Jashari’ ka qenë një stadium që në atëkohë ka luajtur edhe reprezentacioni i ish Jugosllavisë kundër Rumanisë, kur është bërë hapja e këtij stadiumi në fund të viteve 70-ta. 

Ka qenë në Ballkan stadiumi numër një por është dashur më shumë të punohet dhe kemi ngecur. 

Po shiheni të dy klubet tona janë në ligën e  parë, nuk janë në Superligë. 

Problemet që po lidhen janë zinxhirore duke filluar nga infrastruktura. 

Mos të them talente ka por atë që e cekëm edhe puna mungon, të shkollohen trajnerët tanë, të kemi njohuri të sistemin evropian, po ashtu dituri, atë sistem të kemi në Mitrovicë, sepse  ka brumë, ka talente. 

Po ashtu na mungon edhe infrastruktura edhe puna profesionale.

Bota sot”: Pse po lihen anash gjeneratat e arta, pse nuk angazhohen  nëpër strukturat e klubeve apo si trajner,  a mendoni që është një padrejtësi ndaj tyre?

Fahredin Duraku: Shpesh herë e kam cekur me kolegët e mi, sidomos me Kujtimi Shalën kur e kemi kryer karrierën në klubin e Manheimit në ligën e dytë gjermane, ku shpesh bisedonim kur vjen pushim ose kur shkojë unë atje.

Ai është i zhgënjyer gjithashtu edhe unë, pse nuk na jepet një hapësirë asaj gjenerate ku kemi një bagazh, një mentalitet evropian, kemi çka mi dhënë futbollit të Kosovës.

Shpesh themi, unë kam çka me dhënë me atë bagazh si ish futbollist, besa në Gjermani dhe Turqi kam bërë praktikë si trajnerë. Pasi që kam luajtur në SpVgg Unterhaching, pse mos me pru atë bagazh, atë dijeni dhe të ngrisim atë cilësi. Po e shoh që jemi lënë anash si ish lojtarë, jemi zhgënjyer.

Mendoj se do të vijë koha dhe do të shohin në federatë se ka gabime dhe besoj se do t’i përmirësojnë ato, do ti japin rëndësi disa njerëzve që në futboll  t’i tregojnë cilësitë dhe vlerat e tyre, që do të janë profitabil për futbollin tonë.

“Bota sot”: Kombëtarja e Kosovës është pa selektor, a mendoni se rruga më e mirë është një trajner vendorë?

Fahredein Duraku. Kam qenë para disa ditëve në një emision sportiv, kam thënës se fajtor kryesor është Giresse.
Gjithmonë edhe si lojtar kemi pas probleme. Jashtë na thonë se duhesh me qenë tri herë më i mirë se një lojtar i huaj për më zë vend qoftë si lojtar qoftë si trajner. 

Nëse do një punë si trajner duhesh me qenë tri herë më i mirë se vendasi, për këtë arsye po e them, se ne si Giresse kemi trajner këtu. Gjithë po na klasifikojnë. 

Mos ti nënçmojnë trajnerët tanë, kemi trajnerë shqiptarë, kanë dijeni, mentalitet evropian dhe besoj ka ardhur koha t’i jepet rasti një trajnerit tonë, në këto ndeshjet e mbetura dhe do të ndërrohet mentaliteti se kemi trajnerë këtu.

Po e shohim edhe në rajon, në të kaluarën kanë provuar, ku bisedojë më ish kolegët e mi, sot janë edhe selektorë në ato reprezentacionet e tyre, gabimi më i madh që nuk e njohim mentalitetin e atij shteti, domethënë Giresse nuk e ka njohur mentalitetin e shtetit tonë, për atë arsye kemi ngecur. 

Nuk duhet veç me qenë vetëm pjesëmarrës, prej 2016 jemi pranuar dhe do të thotë duhet të jemi tash të kualifikuar qoftë në Kampionatin Evropian qoftë në Kampionatin Botëror. 

I shohim reprezentacionet në rajon veç po shkojnë para, ne po ngecin prej tyre.   

“Bota sot”: Si ish lojtar i Prishtinës në periudhën 1987 -1989, përafërsisht do të duhej sot Prishtina të ishte një Dinamo Zagreb?

Fahredin Duraku: Duhet të marrim shembull Zdravko Mamiqin i cili ka qenë kryetar në Dinamo. Unë isha në vizitë së bashku me Kujtim Shalën, dhe shkuam me pa pse kjo Dinamo është e suksesshme, pse Mamiqi është i suksesshëm, i cili çdo vit po prodhon gjenerata dhe lojtarët po transferohen në klubet e mëdha.

Në atëkohë ishte Modriç që u transferua në Tottenham. Dinamo është një klub që ne duhet të marrim shembull prej tyre dhe të arrijmë atë nivelin e Dinamos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat