Thuram merr vendimin për të ardhmen

Futboll

Thuram merr vendimin për të ardhmen

Më: 23 qershor 2023 Në ora: 22:31
Thuram

Marcus Thuram zgjedh Interin. Sulmuesi i talentuar francez ka vendosur të firmosë me zikaltrit e Milanos, duke refuzuar kështu ofertat e marra nga Milani dhe Paris Saint Germain.

Djali i ish-futbollistit të njohur francez, Lillian Thuram, u kërkua nga zikaltrit që para dy sezonesh, por një dëmtim i rëndë bëri që transferimi në Milano të dështonte atëherë.

Megjithatë këtë verë Marotta nuk mund të humbte mundësinë për të sjellë një sulmues të talentuar me parametra zero, duke qenë se Thuramit i përfundoi kontrata me Borussia Monchengladbach dhe refuzoi ta rinovojë.

Sulmuesi ka njoftuar zikaltrit se ka pranuar ofertën e tyre dhe pritet të zbarkojë në Milano brenda qershorit për të kryer vizitat mjekësore dhe hedhur firmën mbi një kontratë 5-vjeçare.

Konfirmimi për marrëveshjen vjen nga mediat franceze pranë sulmuesit, që sqarojnë se tashmë gjithçka është e mbyllur dhe Thuram pritet të bëhet futbollisti më i ri i Interit, për të marrë vendin e mbetur bosh pas largimit të Edin Dzekos.

Për sulmuesin provoi deri në fund edhe Milani, që gjithsesi nuk ia doli ta bindë për ta tranferuar në anën kuqezi të qytetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat