Messi i rikthehet telasheve me tifozët

Futboll

Messi i rikthehet telasheve me tifozët

Më: 24 qershor 2023 Në ora: 12:11
Messi

Lionel Messi e mbylli pas dy vitesh aventurën në Francë tek Paris Saint-Germain me argjentinasin që nga sezoni i ardhshëm do të aktivizohet në MLS, kampionatin elitar të Amerikës me skuadrën e Inter Miami.

Por, së fundmi, “pleshti” rikthehet të flasë në një intervistë për “Bein Sport” për periudhën e tij në Francë dhe raportit me tifozët e PSG që nuk u ngrit asnjëherë në pritshmëritë e vetë lojtarit.

“U transferova në Paris sepse më pëlqente klubi, aty luanin shumë prej miqve të mi dhe prisja një përshtatje më të lehtë dhe më të shpejtë.

Por, e vërteta rezultoi ndryshe. Unë shkova me vonesë në skuadër dhe nuk isha gjatë përgatitjes parasezonale. Ishte e vështirë edhe për familjen time përshtatja në një qytet të ri, mund të them se gjithçka ishte e komplikuar.

Me kalimin e kohës edhe tifozët nisën të më trajtonin ndryshe.

Megjithatë, pjesa më e madhe më respektonin, por ndjehej se kishte një ndarje me një pjesë të tifozerisë.

Nuk ishte aspak dëshira ime për atë që ndodhi me tifozët, unë doja vetëm një marrëdhënie respekti nga të dyja anët.

Por, tifozët u sollën keq edhe me Neymar e Mbappe, nuk e kishin vetëm me mua.

Unë vazhdoj të kem të njëjtin respekt për të gjithë ata që më respektuan prej fillimit”, u shpreh Messi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat