Mancini komenton afatin kalimtar

Futboll

Mancini komenton afatin kalimtar

Më: 24 qershor 2023 Në ora: 14:39
Mancini e Tonali

Sandro Tonali ka qenë kryefjala e këtyre ditëve në mediat italiane me mesfushorin që u largua nga Milani me destinacion Newcastle në Premier League.

Anglezët i ofruan kuqezinjve 70 milionë euro, një shifër që i “prishi” mendjen drejtuesve të Milanit për të larguar edhe atë që konsiderohej si një simbol i së tashmes dhe së ardhmes për skuadrën.

Zhgënjimi në radhët e tifozëve është i madh, ndërsa nga ana tjetër jo vetëm Milani, por edhe Serie A humbi një talent të pastër. Në këtë linjë shprehet edhe trajneri i kombëtares së Italisë, Roberto Mancini i cili thekson se në Itali diçka nuk shkon përderisa largohen lojtarë si Tonali.

“Më vjen keq për largimin e Tonalit, nëse një lojtar aq i mirë dhe aq i zoti sa Tonali largohet, atëherë do të thotë se në Itali diçka nuk shkon. Do të thotë se në Itali ka një problem.

Por, nëse e shoh pastaj transferimin nga ana teknike, Premier League do t’i shërbej shumë Tonalit. Ai do të rritet dhe do të përfitojë shumë në aspektin teknik”, u shpreh Mancini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat