Dëshira e trajnerit Xavi Hernandez

Futboll

Dëshira e trajnerit Xavi Hernandez

Më: 24 qershor 2023 Në ora: 14:56
Stadiumi Camp Nou

Barcelona vijon punën në merkato për të gjetur zëvendësuesin e Sergio Busquets që u transferua në Amerikë tek Inter Miami. D

ëshira e trajnerit Xavi Hernandez ishte një mes Joshua Kimich të Bayern Munich dhe Martin Zubimendi të Real Sociedad.

Por, si Bayern ashtu edhe Sociedad nuk janë të gatshëm të lënë futbollistët e tyre të largohen dhe në këtë formë, Barcës do t’i duhej një sforco ekonomike që aktualisht e ka të pamundur.

Ndaj, fokusi ka kaluar tjetërkund dhe objektivi më konkret është Marcelo Brozovic. Inter është i hapur për ta shitur 30-vjeçarin, edhe pse problemi real nuk janë zikaltërit, por arabët e Al-Nassr që po ashtu kërkojnë shërbimet e kroatit.

Gjithsesi, te Barcelona kanë “përveshur mëngët” dhe në “operacionin” Brozovic duket se do të përfshihet edhe vetë trajneri Xavi Hernandez pa lënë mënjanë dhe sekretarin teknik, ish-futbollistin Deco.

Në radhët e spanjollëve ndjejnë se java e ardhshme do të jetë vendimtare për negociatat teksa Barcelona ka besimin se do të gjejë gjuhën e përbashkët me Interin dhe do të mundë falë prestigjit të fanellës, konkurrencën e Al-Nassr.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat