Bayern Munih ofron 70 milonë euro për Kanen

Futboll

Bayern Munih ofron 70 milonë euro për Kanen

Më: 27 qershor 2023 Në ora: 19:59
Harry Kane

Bayern Munih ka bërë një ofertë te Tottenham për sulmuesin Harry Kane, e cila kapë shifrën 70 milionë euro. 

Disa media, duke përfshirë The Athletic, kanë raportuar se klubi gjerman gjithashtu ka paraparë edhe bonuese për sulmuesin anglez. 

Mirëpo, sipas po të njëjtave media, Tottenham do ta refuzojë ofertën dhe do pranojë të flasë vetëm nëse Bayern ofron 100 milionë euro.

Te Tottenham sulmuesi anglez ka vetëm edhe një vit kontratë. 

Në edicionin e kaluar Kane ka shënuar tridhjetë gola në Premier League, çka vetëm Erling Haaland i Manchester City ka shënuar më shumë, gjithsejt tridhjetë e gjashtë. 

Emri i Kane kohëve të fundit është lidhur edhe me klube të tjera si Manchester United e Real Madrid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat