Mediumi kroat habit për Ardian Koznikun, kështu u sillen tifozët rivalë

Futboll

Mediumi kroat habit për Ardian Koznikun, kështu u sillen tifozët rivalë

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 27 qershor 2023 Në ora: 21:05
Ardian Kozniku

Një shqiptar nga Kosova që u bë legjendë e futbollit kroat dhe nëse do të kishte një “Mur të Famës” në futbollin kroat, ai me siguri do të kishte një vend të merituar në aty.

Ai është Ardian Kozniku.

Ai ishte i dashur kudo që luante.

Image

Ai nuk është fyer asnjëherë nga tifozët rivalë.

Një profesionist nga koka deri te këmbët, sulmuesi jashtëzakonisht i talentuar dhe këmbëngulës luajti për dy klubet më të mëdha kroate, Dinamon dhe Hajdukun, si dhe për ekipe të shumta evropiane dhe la mbresa të shkëlqyera kudo.

Ky është Ardian Kozniku”, ka shkruar mediumi kroat “dnevno.hr”.

Ne donim shumë të bisedonim me të për gjasat e Hajdukut për të kërcënuar përfundimisht Dinamon në luftën për titullin kampion sezonin e ardhshëm?

“Së pari më duhet t'ju them se po më pyesni shumë shpejt.

Askush nga ne nuk e di ende se me cilat skuadra do të luajnë klubet e Zagrebit dhe Splitit.

Do të doja që lufta të ishte e barabartë dhe heroike, ne kemi nevojë për këtë. Dhe për shkak të interesimit për futbollin dhe rritjes së lojtarëve tanë të rinj, le të shijojmë të gjithë në aspektin sportiv të futbollit tonë”, tha Kozniku.

“Kozniku u lind në tetor të vitit 1967 në Gjakovë, ku filloi të ushtrojë futboll si djalë i Vllaznimit.

Në moshën 19-vjeçare është angazhuar në FC Prishtina dhe në vitin 1990, pas një monitorimi nga afër, është transferuar në Hajduk të Splitit.

Atje ai luajti ndeshje fantastike në katër sezone dhe ndihmoi Hajdukun të fitonte kampionatin e parë kroat.

Ai luajti 190 ndeshje për Hajdukun dhe shënoi 69 gola, dhe fitoi Kupën e fundit të ush Jugosllavisë (1991), pastaj kampionatin kroat në vitin 1992 dhe 1994 dhe kupën në 1993. Shpeshherë ishte shënuesi i golave vendimtarë dhe me këmbënguljen dhe dëshirën e tij u bë shpejt i preferuari i tifozëve”, shkruan më tej.

 “Dhe tani më gjetët në Split, i shoh pritshmëritë e tifozëve të Hajdukut. Gjithashtu, fakt është se Hajdukut do t'i duhej të përforcohej shumë për të fituar një betejë të drejtë, për të qenë krah për krah me Dinamon.

Shumë vite të mëparshme nuk e sollën këtë. Padurimi i tifozëve është i madh. Krahas Livajës, Hajdukut i duhet ende të shtojë të paktën një apo edhe dy klasë shtesë, mendoj se vetëm atëherë do të ishte një konkurrent i vërtetë i Dinamos.

E njëjta pyetje është se kë do të shesë Dinamo, kë do të blejë. Krejt varet nëse lufta mund të jetë e barabartë nga afati kamlimtar. Dhe ju e dini që periudha e afatit kalimtar përfundon më 31 gusht”, tha Kozniku.

Fjala vjen, lojërat e Ardian Koznikut në vitet nëntëdhjetë ranë në sy të ekipit francez Canne dhe së shpejti ai u shfaq në rivierën franceze, në Cote d'Azur. Një ftesë erdhi nga Çira Blazheviq për kombëtaren kroate, kështu që Kozniku debutoi në një ndeshje miqësore kundër Sllovakisë në Bratislavë.

Ai shënoi edhe një gol në ndeshjen kualifikuese ndaj Lituanisë dhe ishte në mesin e 22 kroatëve që fituan medaljen historike të bronztë në Kampionatin Botëror të Francës.

Si anëtar i ekipit kombëtar në vitin 1998 fitoi Çmimin Shtetëror Sportiv “Franjo Buçar”.

Pas disa sezonesh në Francë dhe një në Qipro, ku mesatarisht shënonte më shumë se një gol për lojë, ai u kthye në Kroaci dhe erdhi në atë që ishte Kroacia e atëhershme, ku ishte përsëri një shënues i suksesshëm. Pasi fitoi dy kampionate, ai kaloi për një kohë të shkurtër në FC Karnten të Austrisë.

 “Unë e ndjek Dinamon dhe nuk mund ta besoni sa krenar jam që edhe si ish-lojtar i Hajdukut në Zagreb më trajtuan shkëlqyeshëm, ashtu siç e ndjej edhe sot dashurinë në Split edhe pse kam luajtur për Dinamon.

Më shqetësojnë më shumë armiqësitë e sëmura. Dinamos i mungon natyrshëm shumë Hajduku. Vetëm në konkurrencë të fortë lojtarët mund të përparojnë.

Pra, Dinamo dhe Hajduku i fortë, por edhe Rijeka e Osijeku, vetëm kaq mund ta shpëtojnë futbollin kroat. Dinamo e vetme nuk mund dhe nuk guxon ta rrisë koeficientin europian, e shihni që po kthehemi prapa në këtë çështje. Shpresoj me gjithë zemër që edhe Osijeku edhe Rijeka të ëndërrojnë titullin kampion.

Osijeku për shkak të ambicieve të investitorëve hungarezë dhe ndërtimit të një stadiumi të ri. Rijeka, me trajnerin e saj të shkëlqyer Jakiroviq dhe gjithashtu kapitalin privat, sigurisht që nuk dëshiron ta fillojë sezonin aq keq si vitin e kaluar.

Mënyra se si luajti në vazhdim dhe po të kishte luajtur kështu gjatë gjithë kohës do të kishte kërcënuar edhe Dinamon. Dinamo është ende favorit”, ka thënë Kozniku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat