Aliti, talenti preshevar që ëndërron të luaj për Kosovën!

Futboll

Aliti, talenti preshevar që ëndërron të luaj për Kosovën!

Më: 27 qershor 2023 Në ora: 21:13
Elis Aliti

Një talent shqiptar i futbollit me skuadrën e tij ASKÖ Oedt janë shpallur kampion të Austria – Landesliga Oberosterreich (Austria e Epërme).

Bëhet fjalë për Elis Alitin, mesfushorin qendror, i cili me klubin e tij ka pasur një seri prej 25 ndeshjeve pa humbje. Nga gjithësej 29 ndeshje ASKÖ Oedt në fund tuboi 65 pikë, shtatë më shumë se SC Vallern.

Elis Aliti në këtë sukses të madh kontribuoi me 7 gola dhe 10 asiste, shrkuan gazetari Reshat i Ibraimi, gazetar i mediumit "Open.Tv" nga Maqedonia e Veriut.

Por, tani Enisi nuk ka shumë kohë për të festuar me skuadrën e tij, pasi në sezonin e ri e presin sfida të reja.

Ai ka vendosur që të largohet nga ASKÖ Oedt dhe në sezonin e ri do t’i mbrojë ngjyrat e Hertha Wels, e cila garon në Regional League Central (Ligën Qendrore Regjionale) dhe ka synim ngjitjen në një rang më të lart garash.

Po kush është Elis Aliti?

Elis Aliti është një futbollist i talentuar shqiptar me origjinë nga Presheva, por i lindur në Ëels të Austrisë më 19 janar të vitit 2001. Me futboll ka nisur të merret qysh si i vogël, duke u regjistruar  në FC Wels 2009, pastaj për të vijuar karrierën e tij te Akademia e SV Ried (U15 dhe U16), WSC Hertha Wels, Bad Schallerbach, Askö Oedt dhe sërish për tu rikthyer te Hertha Wels.

Aliti është një talent i vërtetë, i pathyeshëm dhe i pandalshëm. Është i rrezikshëm me të dyja këmbët, duke bërë disa gola të mahnitshëm nga distanca. Thjeshtë bëhet fjalë për një futbollist intelegjent, i cili gjen zgjidhje të shpejt kur është me topin.

Ai është i gjatë 1.78 cm dhe peshon 74 kg. Nga skuadrat e mëdha e pëlqen Real Madridin, kurse prej futbollistëve e admiron Cristiano Ronaldon. Aliti posedon pasaportë të Republikës së Kosovës dhe ëndërron që të luaj për “Dardanët".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat