Chelsea pranon propozimin e Interit

Futboll

Chelsea pranon propozimin e Interit

Më: 28 qershor 2023 Në ora: 13:47
Lukaku

Duke parë rezistencën e Lukakut dhe dëshirën e madhe të Interit për të mbajtur ende në ekip sulmuesin belg, Chelsea duket se është dorëzuar dhe tashmë raportohet nga “Daily Express” se klubi anglez është i gatshëm të ulet në tavolinë për bisedime me Interin.

Propozimi përfundimtar i Chelsea do të ishte që Interi të merrte me huazim belggun dhe në fund të sezonit të ishin të detyruar për ta blerë, për një shifër rreth 30-40 milionë euro.

Inter në fakt ësahtë i gatshëm për këtë opsion, por do të dëshironin që Chelsea të ulte pak vlerën e huazimit. Këto janë detaje të vogla që ndoshta në fund të takimit do të aprovoheshin.

Fakti që Lukaku dëshiron vetëm Interin, duke refuzuar kështu edhe ofertat faraonike nga Al Hilal, përbën një disavantash për Chelsea, sepse belgu kështu do të zinte një nga vendet e rezervuara për lojtarët e huazuar, tashmë në fazën e kuotave, siç synon të vendosë FIFA, kufizime strike në numrin e huazimeve të klubit.

Chelsea dëshiron të shmangë përfshirjen e një moshe si të Lukakut në këtë kuotë për t’i kushtuar më shumë kohë lojtarëve të rinj, dhe për shkak të kësaj, Chelsea është i gatshëm të ofrojë atë që kërkon Interi, huazim me detyrim blerje në fund të sezonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat